Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Vllaznia mposht Flamurtarin falë golit të Mustedanagic dhe shkon në gjysmëfinale

Vllaznia arrin të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pas një fitoreje të vuajtur ndaj Flamurtarin me shifrat 1-0.

Vlonjatët ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes, pasi duhet të përmbysnin humbjen e ndedshjes së parë me rezultatin 1-2 në fushën e tyre. Kapiteni i kuqezinjve, Andi Ribaj ishte protagonist në pjesën e parë ku humbi dy raste shumë të mira për të shënuar. Në rastin e parë madje kapi shtyllën.

Në pjesën e dytë Vllaznia arriti të rriste ritmin dhe në minutën e 70 zhbllokoi rezultatin me anë të Mustedanagiç. Ky ishte goli i gjashtë për boshnjakun në Kupën e Shqipërisë.

Me këtë fitore skuadra e Tomas Brdariç kalon në gjysmëfinale të Kuëps së Shqipërisë.

Related posts

LUAJTI I HUAZUAR TEK MILAN/ Bakayoko drejt rikthimit në Francë tek klubi…

Delo.autor

Milan-Chievo: Notat e futbollistëve dhe lojtari i ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Asnjë ofertë për Alcantarën, Liverpooli po punon me mesfushorin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment