Futboll Sport

I JEP MOURINHOS PËRGJIGJEN EPIKE/ Lojtari: Na pështyjnë në fytyrë, edhe këtu duhen bo*e

Deklarata e fortë e Murinjos ndaj lojtarëve të Romës ka bërë bujë nëpër rrjetet sociale. Portugezi kritikoi ekipin e tij pas humbjes me Interin duke i thënë që duhet të tregojnë personalitet nëse duan të luajnë në nivele të larta.

“Problemi më i madh që mund të ketë një burrë është mungesa e b*leve, e personalitetit. Keni frikë nga ndeshje të tilla? Atëherë shkoni dhe luani në Serie C, aty nuk do të gjeni ekipe të mëdha dhe stadiume plot”, i tha Murinjo lojtarëve.

Mesa duket kjo ka xhindosur Romano Pertikonen, i cili ka luajtur në këtë kategori. Ai iu kundërpërgjigj Murinjos duke i thënë se ligat inferiore në Itali, nuk janë aq të lehta sa duken.

“Në Serinë C ata më pështyjnë në fytyrë, më vendosin gishtat në sy. Në Serinë A nuk ndodh kjo. Edhe këtu duhen bo*e.”

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Zbulohet kontrata e “Super League”, 400 milionë euro për bamirësi dhe një parashikim

Delo.autor

TJETËR GJYQ I HUMBUR PËR FLAMURTARIN/ Mesfushori fiton 15 mijë euro

F.autor

E PABESUESHME NË BRAZIL/ Publikohen pamjet, lojtari përfundon në pranga pas gjestit barbar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment