Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA NË SUPERIORE/ Asnjë “blof” në javën e 20, tabela e klasifikimin mbetet e pandryshuar

Dueli Tirana-Egnatia uli siparin e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, që nuk është se prodhoi shumë surpriza. Interesant është fakti që në këtë javë përballeshin 5 skuadrat e para në renditje me 5 të dytat, teksa tabela e klasifikimit nuk pësoi asnjë ndryshim nga java e kaluar.

TOP 5-shja e parë, arriti të bënte detyrën duke mos regjistruar asnjë hap fals. Kur janë luajtur 20 javë kryeson Tirana me 46 pikë, e ndjekur nga Laçi dhe Tirana, respektivisht me 40 dhe 37 pikë. Në pozitën e 4 dhe të 5-të, renditet Vllaznia me Partizanit. “Demat e Kuq”, po kalojnë një moment të mirë, teksa duket se kanë hedhur vështrimin nga Europa.

Garë interesante duket edhe në pjesën e fundit të renditjes, ku Kastrioti, Egnatia, Skënderbeu dhe Dinamo, do të luftojnë fuqishëm, për të evidentuar rënien. Në vallen e mbijetesës janë future edhe kampionët aktual të Teutës.

REZULTATET E JAVËS SË 20-TË:

TIRANA-EGNATIA 2-0

DINAMO-LAÇI 0-1

KUKËSI-KASTRIOTI 4-0

VLLAZNIA – TEUTA 4-2

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-2

Related posts

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Dhurata e mbrojtjes moldave, Cikalleshi zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË UDHËKRYQ/ Sarri planifikon fitoren, e diela vendos fatin stolit

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Inter vihet në ballë të luftës ndaj epidemisë, dhuron edhe 500 mijë euro

Delo.autor

Leave a Comment