Futboll Seria A Sport

“DIVORC” TOTAL MES STRAKOSHËS DHE LAZIOS/ Igli Tare hedh sytë për portier te ekipi ku u transferua Muriqi

Pavarësisht se sezoni ende është në vazhdim, Lacio është me mendje te merkato. Me shumë mundësi Thomas Strakosha nuk do të rinovojë me klubin nga kryeqyteti dhe do të largohet në fundin e sezonit me parametra zero.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, trajneri i bardhekaltërve, Mauricio Sarri shpreson që të ketë një portier të ri në skuadër, ku drejtori sportiv, Igli Tare synon portierin Serxho Riko, i cili është shok skuadre me Vedat Muriqin te Majorka.

Ndërsa Sarri preferon Kepan, ku është drejt largimit nga Çelsi, ose Vikarion, gardianin e Empolit.

Rruga në Europa Ligë do të përcaktojë shumë, gjithashtu dhe mbi të gjitha kush do të ketë fjalën më të madhe mes të dyve.

Related posts

Rafinha i vendosur: “Dua të qëndroj te Interi”

Q.Autor

DITA E SË VËRTETËS PËR TIRANËN/ 5 bardheblu do të dëshmojnë për dyshimet ndaj Bylisit para…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Pas 5 minutash lojë, Gavranovic zhbllokon sfidën Gjermanisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment