Andrea Beloti dhe Milani është një histori e gjatë. Jo vetëm sepse sulmuesi kampion Europe me Italinë ka qenë gjithmonë një tifoz i kuqezinjve, por edhe sepse, në të kaluarën, klubi nga Milanelo u përpoq, pa sukses, ta rrëmbejë atë nga Torino.
Situata ka ndryshuar rrënjësisht që atëherë. Belotit i skadon kontrata në qershor dhe 28-vjeçari i ka shpjeguar presidentit “granata”, Urbano Kairo se nuk dëshiron të rinovojë kontratën dhe ditët e fundit ka pasur kontakte mes tij dhe Milanit.
Kontaktet, siç shpjegohet nga eksperti i merkatos, Alfredo Pedula, për momentin janë thjesht momentale.
Një bisedë për të sqaruar nga njëra anë gatishmërinë e Belotit për të kaluar në Milano, nga ana tjetër vëmendjen e Maldinit dhe Masaras drejt një lojtari që ka qenë gjithmonë i pëlqyer dhe që me 28 vitet e tij mbi shpatulla mund të përfaqësojë ende njeriun e duhur mbi të cilin do të ndërtojë të ardhmen e skuadrës.
“Gjeli” Beloti gjatë këtij sezoni me fanellën e Torinos, ai është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 10 ndeshje nga ku ka mundur të realizojë 2 gola dhe të dhurojë 1 asist.