Sport Të tjera

“JAM I APASIONUAR PAS…”/ Nadal: Dëmtimi e infektimi më penguan, por asnjëherë s’kam menduar tërheqjen

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, fitues i 21 grand slam në karrierë, ka rrëfyer se asnjëherë nuk ka menduar për tërheqjen nga sporti edhe pse muajt e fundit të vitit të kaluar kanë qenë të vështirë për të. Fillimisht dëmtimi i gjatë dhe më pas infektimi me Covid-19 një muaj para grand slam të Australian Open vunë në dyshim ecurinë e tij në këtë turne, por në fund ai arriti të triumfojë.

“Muajt e fundit ndodhën një miks gjërash që dolën kundër rikthimit tim. Rikuperimi nga dëmtimi po ecte ngadalë dhe më pas erdhi infektimi. Gjithsesi, mua më pëlqen ajo që bëj dhe kjo më dha forcë për t’u rikthyer. Jam i apasionuar pas tenisit dhe nuk kam patur frikë nga sfidat. Nuk kam frikë as nga tërheqja, pasi bëj një jetë të lumtur jashtë fushës”, u shpreh Rafael Nadal.

“Nuk kam menduar asnjëherë për tërheqjen nga sporti, pasi askush nuk ka dëshirë të mendojë për pensionin e tij. E dija që kisha një mundësi për të dueluar sërish në nivele të larta, pa u tërhequr. Fakti që kam mundësi të stërviten dhe të dueloj më ka dhënë forcë dhe të je mi lumtur”, tha Nadal.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Laura Merrin, futbollistja më SEKSI në planet (FOTO)

Isa.Autor

MAHNITI NË RUSI/ Ja oferta “faraonike” për Modriç, bëhet lojtari më i paguar në botë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Teuta gjen sulmues, firmos me maqedonasin që shënoi 13 gola në sezonin e fundit

Delo.autor

Leave a Comment