Futboll Sport

RILINDJA E KUMBULLËS/ Dukej një mision i pamundur, por qendërmbrojtësi kuqezi ndryshon Mourinhon

Ti ndryshosh idenë Jose Mourinho nuk është e lehtë, përkundrazi, është shumë e komplikuar, shkruan “La Gazzetta dello Sport”. Por nëse tekniku portugez sheh angazhim maksimal, personalitet dhe vendosmëri jo vetëm që ndryshon ide, por të jep besim dhe një fanellë titullari. Kjo është pa diskutim historia e Marash Kumbullës tek Roma këtë sezon.

Kumbulla

Të shtunën në sfidën kundër Verona, ish ekipi i tij, Kumbulla është projektuar si titullar nga Jose Mourinho, së bashku me Smalling do të formojë dyshen e qendrës. Mancini është i skualifikuar, Ibanez i dëmtuar, në këto kushte kjo lëvizje duket më shumë si një domosdoshmëri se sa një zgjedhje. Në fakt, sipas të përditshmes italiane, në rastin e Kumbullës është më shumë një zgjedhje. Pas sfidës kundër Bodo, Mourinho e nxori jashtë planeve futbollistin shqiptar, por pak nga pak me shumë përulësi, Kumbulla rifitojë besimin e portugezit.

Kumbulla

Deri më tani, qendërmbrojtësi ka luajtur 17 ndeshje, ndërsa vetëm në muajin e fundit është aktivizuar në 4 ndeshje nga 6 të mundshme, një tregues i qartë që Kumbulla ka rifituar besimin e Mourinho.

Related posts

POLONI-SHQIPËRI/ Paulo Souza: Kombëtarja do të luajë me kundërsulm, për rivalët…

Delo.autor

COPA AMERICA/ Brazili ndalet në barazim përballë Venezuelës

Delo.autor

“Nxehet” Botërori/ Faza e 1/16-ave starton me dy supersfida, Messi-Griezmann, Suarez-Ronaldo

Isa.Autor

Leave a Comment