Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari prezanton makinën e “rilindjes”, objektivi titulli kampion

Është prezantuar sot pasdite makina Ferrari, me të cilën pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të synojnë rikthimin e “kokëkuqes” në majën e Formula 1. Një makinë me pamje agresive, ku ngjyra tradicionale e kuqe është ndërthurur me të zezën (në pjesën e pasme). Një njëvendëshe ende me shumë sekrete, që do të zbulohen në testet e para dimërore, pas disa ditësh në Barcelona.

Një makinë që pritet të modifikohet në varësi të rezultateve që do të arrijë në pistë në garat e para dhe që synon të ndalë hegjemoninë e Mercedes dhe Red Bull. Makina e re do të quhet Ferrari F1-75. Në ceremoninë on-line të prezantimit të makinës ishjin dy pilotët dhe drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto.

“Kjo makinë është frut i një pune disavjeçare që kemi bërë për të rivalizuar për titull. Një makinë që ka kurajon për të dueluar për fitore, duke respektuar rregullat e reja të miratuara. Pritshmëritë janë të mëdha dhe shpresojmë që t’ia dalim mbanë. Kjo makinë paraqet talentin, impenjimin dhe pasionin e të gjithëve”, tha Binotto.

Related posts

“NGËRÇI” NË REPARTIN E AVANCUAR/ Interi kërkon sulmues. Nga “Zikaltërit” mund të largohen…

Delo.autor

U TRANSFERUA PËR 2.7 MILIONË EURO/ Ylli Manaj shmang katastrofën ekonomike të klubit spanjoll

Delo.autor

BOTËRORI 2018/ Mbyllet pjesa e parë, Rusia kryeson pastër ndaj Arabisë

Sadik.Autor

Leave a Comment