Futboll Sport

“LUFTA” PËR HAALAND/ Norvegjezi përplas Barcelona dhe Real Madrid, Perez me mision të fshehtë

Erling Haaland mbetet një emër shumë i “nxehtë” në tregun e transferimeve, një sulmues që kërkohet nga pjesa më e madhe e klubeve evropiane. Prej kohësh pas biondit janë vendosur edhe dy gjigandët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona. Sipas të përditshmes Sport, dy ekipet pritet të nisin një “luftë” ndërmjet tyre për të siguruar shërbimet e sulmuesit të B.Dortmund.

Gjithnjë sipas Sport: emisarët e Real Madrid janë takuar në Monako me përfaqësuesin e Haaland për të gjetur një akord paraprak, ndërsa nga ana tjetër Barcelona i ofron sulmuesit mundësinë për të qenë ai ylli i ri i ekipit, të jetë ai pika e referimit, pa asnjë konkurrent, në mënyrë që të synojë me kohë të plotë të fitojë “Topin e Artë”.

Related posts

ZYRTARE/ Norvegjezi rinovon kontratën me Manchester Cityn, qëndron deri në vitin 2029

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi, starton pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

IMPIANTI MODERN MERR FORMË/ Punimet drejt fundit, ja si duket nga brenda “Arena Kombëtare” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment