Futboll Seria A Sport

BARAZIM ME GOLA/ Milani kryesues ndalet nga skuadra e vendit të fundit në klasifikim

Milan ka barazuar 2-2 në fushën e Slaernitana-s, në javën e 26-të të Serisë A. Një hap fals për kuqezinjtë që kanë humbur një mundësi të mirë për të thelluar diferencat në krye të renditjes.

Dhe të mendosh se ka filluar gjithçka mirë për milanezët, të cilët kanë zhbllokuar takimin në minutën e 5-të me një gol të Messias.

Më pas, në minutën e 29-të, ka ardhur goli barazimit për vendasit. Bonazzoli ka shënuar roveshiatë pas një dalje të gabuar të Maignan.

Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, ka ardhur përmbysja e pabesueshme e Slaernitana-s. Djuric ka “djegur” Tomori-n dhe ka realizuar golin e dytë.

13 minuta oara fundit ka ardhur goli i Rebic që ka fiksuar shifrat në 2-2.

Related posts

Sowe: Dua Kupën dhe çmimin e “Këpucës së Artë”

Sadik.Autor

GARË HORROR APO AKT HEROIK? Atleti triumfon me këmbën e masakruar (VIDEO)

Delo.autor

YLLI BRAZILIAN NUK PO UDHËHEQ EKIPIN/ Ish-trajneri i PSG-së shprehet: Talenti i Neymar humbet në një kampionat pa…

Delo.autor

Leave a Comment