Futboll Shqipëri Sport

4 NDESHJE PA FITUAR/ Mema: Jemi në rritje, por nuk kemi fat

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka analizuar ndeshjen me Kukësin dhe incidentin me tifozët në emisionin “Gol pas goli”.

Takimi me presidentin Halili: “Zhvilluar një bisedë të shkurtër. Na tha se ishte i kënaqur nga ekipi dhe puna jonë. Tifozët e futur në fushë? Do të isha dakord me ata nëse ekipi do të luante keq, por mendoj se tifozët do të kthehen të na mbështesin”.

Ndeshja: “Kemi humbur shumë raste në ndeshjet e fundit. Kukësi është një ekip shumë i fortë. Patëm dy mundësi ku mund të kishim shënuar. Fati nuk na ka mbështetur shumë”.

Kriza e rezultateve: “Në futboll nuk rresht asnjëherë puna. Mendoj se kemi fituar pak ekuilibër. Nuk mund të them se kam bërë gjithccka që mund të bëhej, puna nuk mbaron kurrë. Me pak përqendrim mund të kishim shënuar sot dhe të fitonim ndeshjen. Gjithsesi, kemi një rritje”, ka thënë Mema.

 

Related posts

“KAM LEXUAR DHE DËGJUAR ABSURDITETE”/ Mesfushori Nainggolan sulmon Interin: M’u hoq dëshira për të luajtur

Delo.autor

E pabesueshme: Tifozi hipën në vinç për të parë një ndeshje të Kategorisë së Parë, anulohet ndeshja!

Sadik.Autor

FITORJA E PARË PA PANUCCIN/ Si e pritën lojtarët e Kombëtares: Bravo çuna… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment