Futboll Seria A Sport

“TURP QË DYBALA DHE MORATA TË LUAJNË SI MBROJTËS”/ Cassano: Më shtrëngon zemra, Allegri fajtor…

Antonio Kasano, i cili ka qenë gjithmonë kritik ndaj ideve të futbollit të Masimiliano Alegrit, edhe pse nën drejtimin e tij te Milani në vitin 2011 fitoi titullin kampion, ka shpërthyer dje pas barazimit të bardhezinjve me Torinon. Nëpërmjet analizave që bëri në rrjetin “Bobo TV”, ish-fantazisti nuk është përmbajtur dhe ka shfryrë edhe ndaj Vlahoviçit:

“Përjashtuar euforisë që kishte për debutimin ndaj Veronës dhe golit që bëri, kundër Atalantës dhe Torinos pashë një Vlahoviç që u lodh shumë në fushë për të krijuar lojë. Vërtet ka vullnet që edhe të përplaset me rivalët, por është gjithmonë i vetëm në fazën sulmuese.

Kjo, pasi Alegri i kërkon Moratës edhe Dibalës që të bëjnë më së shumti mbrojtësit e krahëve sesa të punojnë topin. Kur shoh Moratën dhe Dibalën që të luajnë në cep të fushës dhe të duelojnë me 3-4 mbrojtës pasi janë shumë larg porte, kjo për faj totalisht të Alegrit, më shtrëngon zemra”.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS/ Drejtori sportiv i Crotone-s: Juventus ka një diamant në shtëpi

Delo.autor

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Ish-sulmuesi ka të gjithë kohën e lirë për bashkëshorten seksi (FOTO)

Delo.autor

ZBULON LOJTARIN FAVORIT/ Gullit: Do të ishte bukur nëse do “Topin e Artë” do ta fitonte…

Delo.autor

Leave a Comment