Futboll La Liga Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Barcelona mposht Valencian me “POKER” dhe ngjitet në vendin e katërt

Barcelona e Xavi Hernandez merr një fitore me shumë vlera në një nga fushat më të vështira duke mundur Valencian me rezultatin e thelle 1-4 në Mestalla, aty ku shkëlqeu Aubameyang…

Dy gola për sulmuesin e ardhur në merkaton e janarit si transferim i lirë nga Arsenali. Në fillim me të djathtën e tij, më pas brenda zonës pas një pasimi të bukur nga krahu.

Në mes goli i Frenkie De Jong, ndërsa në pjesën e dytë Soler mundohet që të ngushtojë shifrat dhe rihapë sfidën por goli i bukur i Pedrit shuan shpresat dhe vulos suksesin për katalanasit, që tashmë kanë 9 ndeshje radhazi që nuk humbasin, që ndaj Betisit.

Xavi po rregullon skuadrën shumë mirë dhe harmonia po rikthehet tashmë, ku Dembele po bën mirë, ashtu si edhe Traore.

Sevilla, sakaq, ne ndeshjen e luajtur me heret, barazoi ndaj Espanyol 1-1. Pas golit te Rafa Mir, Darder gjeti barazimin per vendasit. Andaluzet e mbyllen madje duke u mbrojtur dhe rrezikuar humbjen pasi Kounde mori dy te verdha ne 10 minuta dhe e la ekipin me dhjete futbolliste.

Related posts

Ja cilët janë tre opsionet për trajner të Bayern-it pas refuzimit të Tuchel

Sadik.Autor

DENONCIM I RREMË NGA MODELJA/ Kërcënoi të shkatërrojë karrierën e Neymar, ja sa rrezikon të dënohet

Delo.autor

Perisic bombardon portën e Torinos, Interi kalon në avantazh me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment