Futboll Shqipëri Sport

NOTAT E “LEGJEONARËVE” NË SERIE A/ Nga Strakosha tek Kumbulla, ja vlerësimi i lojtarëve të Kombëtares…

Nga Strakosha tek Kumbulla, të gjithë legjionarët kuqezi zbritën këtë fundjavë si titullarë në Serie A. Lazio doli me një pikë nga transferta përballë Udinese pas barazimit 1-1, meritë për këtë ka edhe Thomas Strakosha:

“Nuk ka faj në golin e pësuar nga Udinese, për gjatë gjithë pjesës së parë shfaqet gati kur thërritet në apel. Shpëton Lazio me fillimin e së dytës duke ndalur Becao në një rast të pastër, nota 6”.

Titullar dhe 90 minuta në fushë u rikthye edhe Hysaj me Sarrin që e s’postoi në rolin e tij natyral, në krahun e djathtë: “Mund të marrë disa përgjegjësi në golin e friulanëve, i shpëtoi Perez autori i asist. Mirë në disa zbritje dhe mbulime, nota 5,5 për Hysaj”, shkruajnë mediat italiane.

Titullar për Romën zbriti edhe Kumbulla në barazimin 2-2 në shtëpi përballë Verona, ish ekipi i tij: “Ia hedh mirë në zbritjet e Faraoni. Edhe Kumbulla, ashtu si pjesa tjetër e ekipit u befasuan shpesh nga mesfushorët kundërshtarë, nota 5.5”.

Pasi shkëlqeu në Europa League, Berat Gjimshiti nuk arrin të bëjë të njëjtën gjë edhe në Serie A, në humbjen 1-0 që Atalanta pësoi në transfertë përballë Fiorentina: “Vuajti shumë kartonin e verdhë të marrë që në minutën e 13-të, u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë, nota 6 për Gjimshitin”.

Titullarë për Empolin zbritën Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani: “I mjaftuan 5 minuta për të nxjerrë përpara portës Cutrone, ndan në dysh mbrojtjen e Sampdoria. Zhvillon një ndeshje të mirë, krijoi shanse, por vetëm gjatë pjesës së parë, në minutën e 75-të u zëvendësua, nota 6 për Bajramin”, shkruajnë mediat italiane. “I ri dhe me personalitet, luan gjithnjë me kokën lart, nota 5,5” për Asllanin.

Related posts

Manchester City kthen vëmendjen te Pjanic, por shifra që kërkon Juve është e frikshme

Isa.Autor

Luftëtari përballë Kamzës, për herë të parë pa Abazajn

Sadik.Autor

Parashikimi i Berbatov: Ja kush e fiton titullin në Premier League…

Isa.Autor

Leave a Comment