Futboll Shqipëri Sport

E AKTIVIZOI I PARI NË PREMIER LEAGUE/ Legjenda e angleze kërkon ribashkimin me Armando Brojën

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është vënë në kërkim nga shumë ekipe të mëdha angleze, përfshirë këtu Arsenal dhe Newcastle.

Tani së fundmi në garë për shërbimet e 20-vjeçarit ka hyrë dhe Everton. Me ish-teknikun e Chelsea në krye të ekipit, Frenk Lampard mendon se mund ta afrojë Brojën në radhët e ekipit të tij.

Ishte pikërisht anglezi ai që e aktivizoi Brojën për herë të parë në futbollin profesionist dhe ishte pikërisht përballë Everton. Gjithashtu Lampard kërkon dhe dy lojtarë të talentuar që ka pasur te Chelsea, por shqiptari është ai që i është shfaqur një interes më i madh.

Gjithsesi, Everton duhet të mposht konkurrencën me Arsenal, që po këmbëngul që ta ketë 20-vjeçarin pjesë të ekipit. Në lojë është dhe Chelsea, që zotëron kartonin e lojtarit dhe me situatën e keqe që po kalojnë “blutë” me Lukakun dhe Werner, Broja mund të shihet si i duhuri për të plotësuar kampionët e botës.

Related posts

E HABITSHME/ Ylli i CHELSEA tërhiqet nga arena ndërkombëtare në moshën 27-vjeçare

Isa.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR KAMPIONËT E ITALISË/ Sarri humbet për sfidën ndaj Atleticos tre lojtarët…

Delo.autor

NUK JANË MJESHTËR VETËM NË FUSHË/ Pique dhe Arturo Vidal fitojnë në poker shumën prej…

Delo.autor

Leave a Comment