Futboll Sport

UEFA ME “PLAN B”/ Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës: Rrezikohet finalja e Champions League

UEFA po vlerëson mundësinë e ndryshimit të vendit për finalen e radhës të Champions League, e planifikuar aktualisht të luhet në Shën Petersburg më 29 maj. Shkak është kriza ruso-ukrainase dhe UEFA po e mendon seriozisht këtë gjë.

Shtypi anglez raporton se Wembley është një nga  favoritet për të pritur finalen e madhe të Champions League. Në UEFA janë shfaqur dyshime serioze për mundësinë për të luajtur finalen e Champions-it në Gazprom Arena.

Prandaj, UEFA do të monitorojë krizën në mënyrë që të hartojë një plan emergjence, nëse është e nevojshme.

Disa linja ajrore të mëdha evropiane kanë njoftuar tashmë se do të pezullojnë ose reduktojnë fluturimet si në Ukrainë ashtu edhe ne Rusi për shkak të problemeve në rritje të sigurisë.

Related posts

ÇËSHTJA “FUTBOLLI, KLANI DHE AFERAT”/ Igli Tare hedh poshtë akuzat: Nuk kam lidhje me kompaninë e basteve

Delo.autor

PREKËSE/ As BOMBAT ATOMIKE nuk e shuan, klubi japonez “godet” me FJALË ZEMRE

Isa.Autor

Ospina “kyç” portën: Ata janë frymëzimi ynë, nuk na hyn në sy Anglia…

Isa.Autor

Leave a Comment