Çelsi do të presë në “Stamford Bridge” kampionët e Francës, Lilën, në sfidën e 1/8-ve, në Ligën e Kampionëve.
“Blutë” e Londrës, të drejtuar nga Tomas Tuhel, do të kërkojnë të mos rrezikojnë më ashtu siç kanë bërë në përballjet e fundit.
Nga ana tjetër,Gourvennec është gati të surprizojë kampionët në fuqi të kompeticionit, duke kërkuar një rezultat pozitiv.
LIVE/ Chelsea – Lille 2-0
8′ Havertz, 63′ Pulisiç
KOMENTI LIVE:
Mbyllet ndeshja
63’ – GOOOOL! Çelsi gjen dhe të dytin me amerikanin Pulisiç, i cili gjeti një pas fantastike nga Kante dhe nuk gaboi në një distancë të vogël me portën.
60’ – Një tjetër problem për Çelsin. Zijesh largohet nga fusha i dëmtuar dhe në vendin e tij aktivizohet Saul Nigez.
51′ – Çelsi kryen një zëvendësim të detyruar. Largohet nga fusha kroati Kovaçiç, për shkak të një dëmtimi. I lë vendin anglezit Loftus-Çik.
46’ – Zijesh merr një pasim shumë të mirë nga Havertz, por mbrojtja e largon menjëherë.
46′ – Starton pjesa e dytë.
45′ – Mbyllet pjesa e parë.
Mbyllet pjesa e parë
8’ – GOOOOL!!! Çelsi kalon në avantazh pas një goditje me kokë nga ana e Havertz, që erdhi si pasojë e një goditjeje këndi.
4′ – Havertz humbet një rast të artë me portën pothuajse bosh.
1′ – Starton sfida në “Stamford Bridge” midis Çelsit dhe Lilës.
