Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Villarreal dhe Juventus ndajnë pikët, debutim ëndrrash për Vlahovic

As në ëndrrën më të çmendur nuk mund ta kishte imagjinuar këtë debutim! Dushan Vlahoviçit, I mjaftuan vetëm 32 sekonda në Ligën e Kampionëve, për të tundur rrjetën.

Sulmuesi serb i dhuroi avantazhin e përkohëshëm bardhezinjve, në barazimin 1-1 ndaj Vijarealit. Një rezultat ky që duket se më së shumti kënaqi bardhezinjtë e Alegrit, teksa fatet e kualifikimit do të vendosen në Torino në ndeshjen e kthimit.

Golin për spanjollët e realizoi Parejo, në minutën e 66-të, pas një aksioni fantastik. Për sa i përket ndeshjes, Vijareali u shfaq më përkues në fushë, duke krijuar më shumë raste të rrezikshme shënimi, madje arritën të godisnin dhe shtyllën.

Related posts

Gerrard: Liverpool do të humbasë një lojtar “kyç” në mesfushë

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i Serie A për COVID-19: Njerëzit s’e kuptojnë, është çmenduri, si film

Delo.autor

Manchester United, një hap para Realit për Lewandowskin

Q.Autor

Leave a Comment