Futboll Sport

“DRIDHET” JUVENTUSI/ Ylli i bardhezinjve joshet nga… Barcelona

Që Barcelona po ndjek mjaft lojtarë me kosto zero, kjo u kuptua qartë edhe në merkaton e janarit ku ata afruan disa të tillë, ndonëse plani i tyre i madh quhet Paulo Dibala.

Me kontratën që i skadon më 30 qershor 2022, largimi i 28-vjeçarit nga Juventusi me parametër zero bëhet çdo ditë e më i mundshëm, duke qenë se bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe duket e vështirë që situata të ndryshojë pro bardhezinjve.

Siç raporton e përditshmja katalanase “Sport”, autori i 112 golave në Torino ka nisur bisedimet në prapaskenë prej kohësh dhe në verë “pret të nënshkruajë për Barcelonën”.

Dibala dhe menaxheri i tij do të kenë një takim të fundit me krerët e Juves brenda muajit dhe më pas mund të kuptohet më qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

FLET ARRIVABENE – “Juventusi duhet të vazhdojë këtë ndryshim pozitiv që ka nisur dhe të përmirësohemi sa më shumë, pasi kemi dy objektiva minimal që nuk mund t’i gabojmë.

I pari zona Champions në Serinë A dhe Kupa e Italisë, – u shpreh përpara ndeshjes me Vijarealin, administratori bardhezi, Mauricio Arrivabene.

– Rinovimi i Dibalës? Është një mëkat që Paulo do të na mungojë në një ndeshje si kjo me Vijarealin, e cila ishte perfekte për cilësitë e tij teknike.

Për sa i përket kontratës, si Juvja ashtu sikurse lojtari ka kërkesat e veta, por rinovimi bëhet në çift. Ndaj, ne do të përpiqemi që të gjejmë një rrugë të përbashkët mes ofertës sonë dhe kërkesës së Dibalës”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk pranonte të rinovonte me pagë të ulët, Reali merr vendimin drastik për Ramos

Delo.autor

BARCELONA NË KOLAPS/ “Bomba” e ekonomistit: S’ka para për puntorët

Delo.autor

KA ZBRITUR NË FUSHË SI TITULLAR/ Paqueta magjeps Titen, Gattuso e quan “të paprekshëm”

Delo.autor

Leave a Comment