Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Sonte finale e parakohshme, Atletico Madrid sfidon makthin Ronaldo

Sonte në orën 21:00, Champions-i zhvillon dy ndeshjet e fundit të takimeve të para të fazës së 1/8-ve.

Në stadiumin “Wanda Metropolitano”, do të luhet një finale e parakohshme ajo mes Atletikos së Madridit dhe Mançester Junajtidit.

Skuadra e “Cholo” Simeones do të gjejë makthin Kristiano Ronaldo ku do të përballen ndaj skuadrës së Ralf Rangnikut në një duel tepër të vështirë, por që premton emocione dhe spektakël.

Sfida tjetër është ajo mes Benfikës dhe Ajaksit që do të luhet në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.

Një takim që pritet të jetë i luftuar dhe i hapur duke parë se skuadrat janë pothuajse në të njëjtin nivel.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E 1/8-ve NË CHAMPIONS

Related posts

Telashe në merkato për Juventusin, mund të humbas sulmuesin kryesor

Sadik.Autor

TREGON PRAPASKENTAT E JUVES/ Icardi: I “tronditur” nga ardhja e…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Napoli shkarkon Carlo Ancelottin, ja kush e zëvendëson

Delo.autor

Leave a Comment