Futboll

“Mourinho është një dinozaur, që duhet shkarkuar menjëherë”

Wissam Ben Yedder është bërë profesionist në 2010-ën, kur u largua nga UJA Alfortville për Toulouse. Në atë kohë, Jose Mourinho po fitonte “Triplete”-n me Inter-in dhe nuk do të kishte imagjinuar kurrë se tetë vite më vonë ai francez i panjohur do t’i kishte shkaktuar makthin e tij më të madh që nga koha që është transferuar në “Old Trafford”, duke e eliminuar nga Europa me dy gola në katër minuta, me Sevilla-n e Montella-s që i ka dhënë “një leksion taktik një Manchester-i të turpshëm”, për të cituar komentin e “The Sun”.

“Eliminimi nga 1/8-at e Champions League nuk është një gjë e re për United sepse kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën me Porto-n dhe Real Madrid”, ka shpjeguar Mou në përfundim të ndeshjes, duke kërkuar më shumë investime “sepse tani duhet të ndryshojë gjithçka”.

Deklarata befasuese këto (siç i ka përkufizuar “Daily Mail”), që nuk i kanë pëlqyer bordit drejtues të klubit dhe as vetë tifozëve, të cilët kanë shprehur të gjithë zemërimin e tyre në rrjetet sociale duke kërkuar kokën e trajnerit “jo nesër, jo pasnesër, jo në fund të sezonit, por këtë mbrëmje”, me Mou që është përkufizuar një “dinozaur muti”, i cili ka kaluar nga “masterclass” në “disasterclass” në harkun e 90 minutave, edhe për faj të zgjedhjeve të gabuara në formacion, të cilat nuk janë pëlqyer nga askush.

Mourinho ka përfunduar në shënjestrën e kritikave edhe para ndeshjes, me deputetin anglez Chris Bryant që e ka sulmuar se ka pranuar “paratë e përgjakur” të televizionit rus për të bërë rolin e komentuesit sportiv. Por Moska është larg, tani flitet vetëm për Champions-in.

Related posts

Në Shkodër nuk “qajnë” vetëm Sukajn, një tjetër lojtar i hap “probleme” Gjokës

Sadik.Autor

FLET PËR VENDIMIN E YLLIT FRANCEZ/ Raphael Varane flet hapur: Pogba do ishte një transferim fantastik tek…

Delo.autor

RIHAP DEBATIN PËR STOLIN “KUQEZI”/ Gattuso kundër: Ju do ta mësoni të ardhmen time brenda…

Delo.autor

Leave a Comment