Futboll Sport

LUFTA NË UKRAINË/ Reagon presidenti i FIFA-S: Jemi të tronditur…

Situata vazhdon të jetë shumë e rëndë në Ukrainë, me Rusinë që nuk heq dorë nga sulmet me synimin që ta pushtojë.

Kjo situatë e rënduar, përpos aspektit politik dhe atij human, ka ndikuar edhe në sport, ku kampionati ukrainas është ndërprerë, teksa me shumë gjasa finalja e Ligës së Kampionëve që është planifikuar të zhvillohet në “St.Petersburg” do ndryshojë destinacion.

Së fundmi ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili shpreson që të ndërpritet sa më shpejtë kjo armiqësi. “Si të gjithë, këtë mëngjes u zgjuam dhe të tronditur nga ajo që pamë, shumë të shqetësuar për situatën. FIFA shpreson  për një ndërprerje të shpejtë të armiqësive dhe për paqen në Ukrainë”, deklaroi ai.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Kampionët e Superiores dhe Kukësi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

E JASHTËZAKONSHME/ Talenti SHQIPTAR i MILANIT bën hapin e MADH NË KARRIERË

Isa.Autor

LARGIMI I CONTES NGA INTER/ Ish-drejtuesi Sabatini: Mihajlovic tek “Zikaltërit”? Le të shpresojmë që…

Delo.autor

Leave a Comment