Futboll Shqipëri Sport

“NJË MOMENT I PAHARRUESHËM”/ “Terminatori” Broja i bën dhuratën emocionuese tifozit të tij (FOTO)

Armando Broja po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një protagonist te ekipi i Sauthemptonit, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke u kthyer në një idhull të vërtetë për tifozët e tij.

Kësaj radhe, sulmuesi i kombëtares kuqezi, i ka bërë një dhuratë të paharrueshme një prej tifozëve të tij.

Broja i dha këtij tifozi të veçantë, një prej uniformave të tij dhe gjithashtu mori kohën për të bërë disa foto me të.

Klubi i Sauthemptonit i postoi këto foto në faqen e Instageramit, ku shkruan dhe ndjesinë që ka pasur tifozi në momentin kur takon idhullin e tij: “Një moment i paharrueshëm”.

Related posts

E RALLË/ U infektuan me Koronavirus të 3 portierët, shikoni çfarë bën klubi skocez

Delo.autor

PROMOVIMI I EURO U-17 NIS NGA DURRËSI/ Presidenti Duka: Historike për ne, ta kthejmë këtë Europian në një festë

F.autor

Botërori i Rusisë, FIFA me shpresë nga teknologjia për të larguar polemikat

Sadik.Autor

Leave a Comment