Gossip Sport

E BUJSHME/ Zbulohet mesazhi që ish-partnerja e Ronaldos i shkroi Beniadës pas daljes nga “Big Brother VIP”

Beniada ka treguar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” se gëzon një raport shumë të mirë me Belen Rodriguez, ish-partneren e Kristiano Ronaldos, me të cilën edhe ka bashkëpunuar disa herë. Së fundmi është zbuluar se super ylli italian i ka shkruar Beniadës pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Olti Curri ka publikuar një video me moderatoren Elona Duro e cila ka treguar se Belen i ka shkruar Beniadës dhe e ka uruar pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Belen i kishte shkruar Beniadës dhe i kishte thënë “Urime””-tregon Elona e cila së fundmi e ka intervistuar Beniadën.

Të gjithë e njohin Belen, si një nga simbolet e bukurisë italiane, showgirl dhe modele italo-argjentinase. Rodriguez ka qenë pjesë e disa filmave dhe shumë programeve televizive në vendin fqinj. Pika e saj kulminante e famës, ishte rreth viteve 2000-2010, kur ajo konsiderohej një seks-simbol i vendit dhe fakti që pozoi për kalendarët nudo rreth atyre viteve, i dha asaj edhe më shumë vëmendje.

Related posts

MBI KALENDARIN E NGJESHUR TË LOJTARËVE/ Busquets: Do të vije momenti kur futbollistët do të eksplodojnë

Delo.autor

Franca supersticioze? Ja gjesti që bënë “gjelat” gjatë nxehjes para finales për t’i sjellë fat

Isa.Autor

SLAVIA PRAGUE-CHELSEA/ Sarri pa yjet e skuadrës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment