Futboll Sport

GOLI ME DORË TËRBON MILANIN/ E pranon edhe vetë Udogie, Pioli shpërthen në akuza: Gabim i pafalshëm..

Milan u ndal sërish, këtë herë në një barazim 1-1 në “San Siro” përballë Udinese. Miqtë barazuan shifrat në minutën e 66-të me Udogie, por ky ishte një moment i pastër për moviole, një rast i dyshimtë për prekje të topit me dorë që e pranoi edhe vetë protagonisti: “A mendova se e preka topin me dorë? Po, pasi pashë edhe anësorin që dukej i pavendosur, nuk isha i bindur, por me eci mirë këtë herë”, u shpreh Udogie pas ndeshjes.

Ky episod nuk u prit aspak mirë nga trajneri Stefano Pioli i cili nuk përdori lojëra fjalësh por ishte i qartë teksa theksoi se ky episod vendosi ndeshjen: “Nuk ishte një episod i dyshimtë, lojtari i Udineses bëri gol me dorë. Mbase arbitri mund të mos e shihte se kishte shumë lojtarë përpara por të mos e shoh as VAR më duket e vështirë. Është një gabim i madh që vendosi rezultatin e ndeshjes”, u shpreh Pioli.

Related posts

Guarin: Ju lutem, më ktheni në Milano!

Q.Autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Egbo e merr seriozisht miqësoren, gati të hedhë më të mirët në fushë

Delo.autor

“BACË U KRY”/ Dardanët çojnë në vend amanetin e Fadil VOKRRIT në “vatrën” e tij

Isa.Autor

Leave a Comment