Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Haas rrezikon të humbasë pilotin rus, një brazilian në vendin e tij

Makina amerikane Haas është ajo që po paguan pasojat më të rënda të luftës në Ukrainë në sportin e Formula 1. Pasi hoqi sponsorin kryesor rus Uralkali, makina Haas rrezikon të humbasë edhe pilotin Nikita Mazepin. Ai është djali i pronarit të kompanisë Uralkali, sponsori kryesor i Haas.

Pas ditës së parë të provave në Barcelonë, njëvendëshja amerikane zbriti në pistë tërësisht e bardhë, pa sponsororët e saj të stampuar në makinë. Drejtori sportiv i Haas, Gunther Steiner, duke folur për situatën tha se piloti rus Nikita Mazepin mund të mos garojë më për Haas dhe se ka gati një zëvendësues.

Nëse Nikita nuk do të ketë mundësi të garojë, për një arsye apo për një tjetër, atëherë vendin e tij do ta zërë Pietro Fittipaldi. Gjithsesi, të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Seiner. Braziliani Fittipaldo është piloti i tretë i Haas dhe ka qenë gjithnjë pranë skuadrës që prej pandemisë.

Related posts

Darmian pritet të kryejë vizitat mjekësore te Juventus

Sadik.Autor

Mediat italiane elozhe trajnerit të ri të Kombëtares: Njeriu i duhur për të bërë mrekullinë

Sadik.Autor

E KRYER/ “Los Blancos” si supermarket, fuqizon Granadan para ndeshjes me Teutën

Delo.autor

Leave a Comment