Boks Sport Të tjera

LUFTA/ Jo vetëm Klitschko e Usyk, një tjetër ish-kampion bote iu bashkuar ushtrisë ukrainase

Boksieri 34-vjeçar ukrainas Vasiliy Lomachenko ka mbërritur në vendlindje për t’iu bashkuar ushtrisë vendase në luftën ndaj Rusisë. Lomachenko, 16 fitore e 2 humbje në ring si profesionist, ish-kampion bote në tri pesha të ndryshme, ka postuar së fundi foto nga fusha e betejës.

Lomachenko është i veshur me uniformë ushtarake dhe armë në krah, gati të hidhet në vijën e parë të betejës. Lomachenko i është bashkuar një batalioni në zonën e Bolgorod. Ai është edhe kampion olimpik, dy herë fitues i medaljes së artë në “Pekin 2008” dhe “Londër 2012”.

Lomachenko nuk është boksieri i vetëm që ka rrëmbyer armët, pasi në mbrojtje të ukrainës janë edhe dy ish-kampionët e botës në peshën e rëndë, Vitali dhe Ëladimir Klitschko (i pari është kryetari i Bashkisë së Kievit). Në Ukrainë ka mbërritur edhe Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë.

Related posts

PAMJET/ Mijëra “djaj” në rrugët e Milanos, entuziazëm dhe grintë para Atalantës, tifozët pranë skuadrës

F.autor

ZYRTARE/ Vjen largimi i parë, ky lojtar i Liverpoolit bëhet me klub të ri

Isa.Autor

Federer konfirmon praninë në Roterdam, për t’u shndërruar numri 1

Q.Autor

Leave a Comment