Futboll Sport

“ÇMENDURI” NË KAMERUN/ Trajnerin e Kombëtares dhe stafin e zgjedh presidenti i vendit. Eto’o mbetet spektator

Ndërhyrje e politikës në punët e federatës së futbollit? Ky mund të jetë minimumi i asaj që mund të etiketohet ajo që ka ndodhur në Kamerun sot ku presidenti i vendit ka zgjedhur trajnerin e ekipit Kombëtar duke urdhëruar, me kuptimin e plotë të fjalës, Samuel Eto’o që ta emërojë.

Eto, presidenti i Federatës së Kamerunit, duhej të zgjidhte trajnerin e ri të përfaqësueses pas largimit të Antoni Konseisao, të cilit nuk iu rinovua marrëveshja pas përfundimit të Kupës së Kombeve. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Ministria e Sporteve ia bëri më të lehtë punën duke emëruar sot Rigobert Song si trajnerin e ri të përfaqësueses, me udhëzim direkt të presidentit të Republikës së Kamerunit, Narcis Kombo.

Shkresa ka mbërritur në Federatë dhe tashmë Eto duhet ta firmosë dhe të pranojë vendimin që është marrë në vend të tij.

Related posts

“MILAN PO PËRMIRËSOHET NË KAMPIONAT”/ Flet Zambrotta: “Kuqezinjtë” duhet të transferojnë…

Delo.autor

REAL MADRID-VALENCIA/ Pas 12 minutash lojë, ylli Benzema zhbllokon sfidën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

LUKAKU NJË HAP LAG INTERIT/ “Djajtë e Kuq” gjejnë zëvendësuesin e tij në Premier…

Delo.autor

Leave a Comment