Futboll Sport

LUFTA/ Ushtria ukrainase ka nevojë për armë, futbollisti i dërgon 75 mijë euro

Vatra e luftës e hapur në Ukrainë nga Rusia është sigurisht një njollë e diplomacisë që ka dështuar… Populli ukrainas po përballet me sulmet e njëpasnjëshme të Rusisë, ku kjo e fundit po tenton ta pushtojë dhe e ka rrethuar…

Shumë futbollistë kanë dalë kundër, disa edhe me gjeste domethënëse, ndërsa sulmuesi i njohur Andriy Yarmolenko, raportohet se ka bërë një donacion të madh për Forcat e Armatosura të vendit të tij.

32-vjeçari është lojtari i tretë më i aktivizuar me kombëtaren ukrainase, dhe në një situatë siç është aktualisht vendi i tij, sulmuesi ka menduar të dhurojë para që mund t’i vijnë në ndihmë shtetit të tij për armatosje, për t’i bërë ballë edhe sulmeve ruse.

Sipas “Zorya Londonsk”, sulmuesi i West Ham ka dhuruar 75 mijë euro për ushtrinë ukrainase. Vlen të theksohet se Yarmolenko është i lindur në Rusi, por prindërit janë ukrainas, të cilët pastaj u rikthyen në vendlindje!

Ish-sulmuesi i Dynamo Kievit dhe Borussia Dortmundit vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas, teksa është edhe kapiten i Kombëtares.

Related posts

FENERBAHÇE NUK FAL NË TURQI/ Astana fitore për kreun (VIDEO)

Isa.Autor

Ikona e Liverpool Kenny Dalglish merr titullin e Kalorësit

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË ANGLI/ U aktivizua nga stoli, sulmuesi shqiptar i sjell fat skuadrës së Premier (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment