Sport Të tjera

LUFTA NË UKRAINË/ ITF anullon të gjitha turnetë në Rusi, tenistja ukrainase dhuron premion e fituar

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka anulluar të gjitha eventet sportive të këtij sporti që janë planifikuar në Rusi për këtë vit. “Prioritet për ne është siguria e sportistëve dhe e të gjithë atyre që udhëtojnë në këto evente”, thuhet në një konunikatë të ITF-së, që sqaron këtë vendim.

Ndërkohë, tenistja ukrainase Elina Svitolina, aktualisht nr.15 në botë, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se të gjitha paratë që do të fitojë në turnetë e radhës do t’i dhurojë për të ndihmuar vendin e saj. Në karrierën e saj, Svitolina ka fituar 16 turne, duke u klasifikuar në vendin e tretë (2017).

Related posts

PANIK PARA “FINALES” LAÇI-TIRANA/ Dy orë para sfidës kishte një problem me…

Delo.autor

Sherr me fansat, ylli i Turqisë kërcen në tribunë (VIDEO)

Sadik.Autor

Peshëngritësit nuk tërhiqen, e duan sot vendimin e pezullimit

Sadik.Autor

Leave a Comment