Sport Të tjera

“KJO PËRBALLJE DO TË JETË PËR…”/ Khabib: Nxënësi im do të vijojë trashëgiminë time, do të duelojë për titullin

Rusi Khabib Nurmagomdeov, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, u shpreh sot se “nxënësi” i tij Islam Makhachev do të duelojë së shpejti për titullin e këtij Divizioni. Makhachev fitoi këtë fundjavë në eventin UFC Vegas 49 ndaj Bobby Green, duke iu afruar sfidës për titullin kampion.

Titulli mbahet nga braziliani Charles Oliveira, që do ta mbrojë atë në eventin UFC-274, më 7 maj, ndaj Justin Gaethje. Sipas Khabib, fituesi i kësaj sfide do të duelojë me rusin Makhhacev për titullin më vonë këtë vit.

“Dana White më konfirmoi se Islam do të duelojë me fituesin e sfidës mes Oliveira dhe Gaethje. Kjo përballje do të jetë për nga fundi i këtij viti, me shumë gjasa në Abu Dhabi, në një spektakël të madh në kafaz. Ai do të jetë vendi ku Islam do të synojë të marrë titullin kampion”, tha Khabib.

Related posts

“URAGANI” BENFICA BËN “POKER” PËR TITULLIN/ Skuadra e Lisbonës shpallet kampione në Portugali

Delo.autor

SFIDA NDAJ GREQISË PËR “QATAR 2022″/ “FFK” zbulon masat, ja kushtet e tifozëve për të hyrë në stadium…

Delo.autor

TALENTI SPANJOLL/ MILANI ofron 18 milionë euro plus kartonin e BACCËS

Isa.Autor

Leave a Comment