Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Tirana me dy mungesa në sfidën ndaj kampionëve, ja emrat…

Tirana ka dy ditë që stërvitet për sfidën me Teutën. Bardheblutë nuk do të kenë të gatshëm dy lojtarë për këtë sfidë bëhet fjalë për Majkëll Ngonë dhe Marsel Ismajlgecin.

Ky i fundit ka rinisur stërvitjen, por nuk bëhet gati për Teutën.

Anglezi është ende me paterica dhe nuk ka nisur stërvitjen. Për sa i përket formacionit, Tirana do të luajë me më të mirët.

Në portë aktivizohet Bekaj, në mbrojtje Toshevski, Hoxhallari, Najdovski dhe Përgjoni.

Në mesfushë dyshja Limaj e Toli së bashku me Totren. Në sulm triada e rëndë me De Silvën, Seferin dhe Xhixhën.

Related posts

TIRANA-APOLONIA/ Batha mposht portierin Harizaj nga pika e bardhë, protestojnë “fierakët” (VIDEO)

Delo.autor

1 VIT PA SHËNUAR ME GODITJE TË LIRË/ Sa shumë mungon Ronaldo te Reali!

Delo.autor

SPECIALE/ Evulucioni i Botërorëve: Nga futbolli fizik e deri tek klasi dhe spektakli taktiko-teknik

Sadik.Autor

Leave a Comment