Futboll Sport

MILAN-INTER/ Ndizen dritat në “San Siro”, rikthehet Derbi në gjysmëfinalen e “Coppa Italia”

Ndeshja e parë e raundit gjysmëfinal të Kupës së Italisë ka për pritës Milanin. Në “San Siro” do të luhet sonte “akti” i parë i “Derby d’Italia” për Kupën e Italisë. Ky është derbi i tretë sezonal, pas barazimit të ndeshjes së parë në kampionat dhe suksesit të Milanit në ndeshjen e kthimit (faza e dytë). Interi dhe Milani ndjekin finalen e madhe, me ndeshjen e kthimit të planifikuar për në prill.

Marsi nis me “Derby della Madonnina”, i cili ndriçon kryeqytetin lombard. Të dyja skuadrat vijnë nga barazime në Serie A. Sidoqoftë, Interi mbërrin në këtë derbi me një seri rezultatesh zhgënjyese. Nuk shkoi shumë mirë as për Milanin në pesë ndeshjet e fundit.

“Djalli” vjen nga barazimi ndaj Udinese dhe në total ka marrë  9 pikë në 5 ndeshjet e fundit. Interi nuk shkoi përtej 0-0 ndaj Genoa, në ndeshjen e fundit. Kundër kuqebluve të Blessin, zikaltrit morën pikën e 5-të në 5 ndeshjet e fundit të Serie A.

Pioli do të mbështetet te Giroud si sulmues i parë, i mbështetur nga Leao, Krunic dhe Messias në pjesën ofensive. Bennacer dhe Kessié do të jenë mesfushorët, ndërsa Theo Hernandez e Florenzi në krahë. Tomori dhe Romagnoli do të luajnë përpara portierit Maignan. Tonali është i skualifikuar.

Inzaghi do të fokusohet te sulmi Lautaro Martinez-Dzeko, ndërsa Perisic dhe Dumfries do të veprojnë në krahë. Titullarë të mesfushës pritet të jenë Barella, Brozovic dhe Calhanoglu. Në portë Handanovic, i cili do të mbrohen nga Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Pankina për Alexis Sanchez dhe Vidal.

Ja formacionet e mundshme:
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, T. Hernandez; Bennacer, Kessie; Messias, Krunic, Leao; Giroud.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.

Related posts

Pogba pendohet për kalimin tek United, mund të ishte transferuar tek gjigandi spanjoll

Q.Autor

Laçi shpëtoi në fund/ Mërgjyshi e thotë hapur: Ky barazim është një humbje për ne

Isa.Autor

BARCELONA NË ANKTH/ Titullari në dyshim për ndeshjen në Champions League kundër Napolit

Delo.autor

Leave a Comment