Futboll Sport

DERBI JO VETËM NË FUSHË/ Milani kërkon përforcime, sfidon Interin në merkato për yllin e Sasuolos…

Interi dhe Milani janë në garë për sulmuesin e Sasuolos, Xhanluka Skamaka.

I ndjekur prej kohësh nga klubi zikaltër, lojtari italian tani pëlqehet dhe nga Riki Masara, edhe pse zikaltrit janë në avantazh pas marrëdhënieve të mira mes Bepe Marotës dhe Xhovani Karnevalit.

Skamaka u ka shënuar të dyja klubeve milaneze në këtë sezon duke treguar se është një lojtar i denjë për të veshur fanellën e një klubi me emër, siç janë Milani dhe Interi.

Gjithsesi, lojtari do të vendosë vetëm në fund të sezonit për të ardhmen e tij.

Sasuolo nuk do të kërkojë më pak se 30 milionë euro për yllin e saj i cili konsiderohet si një nga sulmuesit më premtues në kampionatin italian.

Related posts

LIVE/ BARCELONA dhuron spektakël dhe shënon një gol fantastik me Coutinhon (VIDEO)

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ LIVERPOOLIT/ ​Aubameyang e preku topin veç 13 herë ndaj Liverpool 5

Delo.autor

KUSHTON 34 MIJË EURO/ Gruaja e Messit zbulon makinën me të cilën udhëton rrugëve të Parisit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment