Futboll Seria A Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Corvino: Vlahovic? E mora për 1.5 milionë euro dhe thanë se ishte i shtrenjtë

Fiorentina-Juventus është një ndeshje me rivalitet shumë të madh. Akoma më shumë këtë vit pas transferimit të Dusan Vlahovic nga klubi vjollcë te Zonja e Vjetër në merkaton e janarit. Një lëvizje që ka zhgënjyer dhe zemëruar pothuajse të gjithë Firencen.

Sulmuesi serb do të kthehet në “bazë” të mërkurën në mbrëmje për ndeshjen e vajtjes së gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Për lojtarin ka folur ish-drejtuesi i klubit vjollcë Pantaleo Corvino, i cili ka kujtuar në një intervistë për La Stampa-n momentet kur e ka marrë Vlahovic nga Partizani i Beogradit në 2018-ën.

Drejtori aktual i përgjithshëm i Lecce-s ka deklaruar:

“E mora Vlahovic për 1.5 milionë euro dhe dikush ka thënë se ishte i shtrenjtë, por Della Valle-t patën besim tek unë. Mamaja e lojtarit më tha suke qeshur: ‘Po ju jap Batistutën e ri’. Dhe unë  iu përgjigja: ‘Më mjafton Toni i ri’. Në gjurmët e tij ishin edhe Juventus-i me Atalanta-n në Itali, ndërsa nga jashtë interesoheshin Arsenal-i dhe Borussia Dortmund-i”.

Related posts

E ÇUDITSHME NGA ITALIA/ Klubi i Serisë A një hap larg rikthimit të trajnerit që e shkarkoi para 1 muaji… (FOTO)

Delo.autor

I MREKULLUAR NGA ANSU FATI/ Luis Enrique: Është vetëm 17 vjeç dhe bën gjëra…

Delo.autor

Low: Gotze është djegur, u pendova kur i thashë se duhet të tregonte se ishte më i mirë se Messi!

Sadik.Autor

Leave a Comment