Futboll

Gol në “Niko Dovana”, Teuta merr avantazhin kundër Skënderbeut

Teuta 1-0 Skënderbeu

 

47′ Hila /

Minutë pas minute

47′ GOLLL Teuta. Hila ekzekuton saktë nga pika e bardhe e penalltise dhe ndëshkon Skënderbeun

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

42’ E pabesueshme se çfarë humbet Gavazaj. Goditja e tij me të majtën nuk gjen kuadratin.

40’ Esin Hakaj largon edhe një herë topin si duhet, pas një rreziku që i vinte nga mbrapa krahëve.

33’ Soue nuk arriti të ndalte si duhet që top që vinte nga mbrojtja, e uli m dorë ai.

30’ Mundësi e mirë nga goditja e këndit për Teutën, por Bilali nuk arriti dot topin që u largua nga mbrojtja mike. Më pas, Lajthia tentoi një goditje nga jashtë zonës, E rrezikshme, por jashtë gjithsesi!

28’ Xhejms dhe Soue kërkojnë të nxjerrin para Skënderbeun me disa kombinime të mira midis tyre, por Hakaj arriti të mbyllte aksionin.

25’ Çyrbja tenton të marrë krahun e djathtë , por Nimaga e largon topin për goditje nga këndi.

23’ Beqja shkakton një faull në krahun e djathtë në dëm të Gavazaj.

21’ Amadu mund të ndëshkonte Skënderbeun me kokë nga brenda zonës së Skënderbeut, por Radas largoi topin në goditje këndi.

14’ Dita (ish-futbollist i Teutes) tentoi të godiste me kokë, por nuk arriti të gjente kuadratin.

13’ Gjorgjevski shkakton një faull ndaj Ditën shumë afër portës.

12’ Kombinime të bukura midis Soue dhe Xhejms, por nuk arrijnë dot të gjejnë pasën finale.

10’ Amadu fiton një tjetër goditje dënimi për Teutën e shkaktuar nga Aliti.

9’ Dediç krosoi saktë nga një goditje dënimi, por topi u largua nga mbrojtja mike

7’ Ekipi vendas po qarkullon topin në këto minuta të para, në pritje të ndonjë gabimi të miqve, por nuk lëshon pe Skënderbeu.

1′ Nis ndeshja në Durrës/ panorama sport

Në Durrës Teuta do të presë Skënderbeun për të diskutuar ndeshjen e javës së 26 të Superligës. “Djemtë e Detit” janë të detyruar të mos dalin pa pikë nga përballja e sotme pasi në të kundërt rrezikojnë seriozisht mbijetesën.

Fitorja për skuadrën durrsake do të ishte ‘qershia mbi tortë’ duke parë që Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim kundër Partizanit. Nga ana tjetër Skënderbeu kërkon të mbyllë llogaritë për titullin kampion sa më shpejt, duke përfituar edhe nga humbja që Kukësi pësoi sot në Gjirokastër.

Formacionet zyrtare

TEUTA: Moçka, Hakaj, Hrkaç, Bilali, Beqja, Xhorxhevski, Lajthia, Hila, Dedic, Çyrbja, Latif.

Trajner: Gentian Begeja

SKËNDEREBU: Shehi, Mici, Radas, Aliti, Osmani, Vangjeli, Nimaga, Dita, Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Trajner: Ilir Daja

Related posts

FLET PËR SYNIMET TIJ NË TË ARDHMEN/ Ancelotti: Napoli ka një projekt fitues, është afër…

Delo.autor

“Milani kalon në kriza”/ Mund të detyrohet të shesë yjet më të mëdha

Sadik.Autor

KAOS NË HOLANDË/ Tifozë në fushë dhe portieri goditet me gotë birre, arbitri ndërpret përfundimisht ndeshjen

F.autor

Leave a Comment