Futboll Sport

E BUJSHME/ Në skadencë kontrate dhe nuk do të rinovojë me Atletikon, Interi tenton Luis Suarezin

Interi synon që të transferojë në merkaton e verës, Luis Suarezin.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, uruguajani është në skadencë kontrate në muajin qershor dhe nuk ka ndërmend që të rinovojë me Atletikon e Madridit.

Sulmuesi uruguajan, i cili më parë ka qenë shumë pranë kalimit te Juventusi, mund të transferohet me parametra zero te zikaltërit nga Milano.

Për 35-vjeçarin përveç Interit, në garë për të marrë shërbimet e tij janë futur Ajaksi, Sevija dhe një klub brazilian.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Atletikos së Madridit, Suarez është aktivizuar gjithsej në La Liga në 26 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asist.

Related posts

VLLAZNIA-TIRANA/ Shtangen Kampionët e Superiores, Marku kalon në avantazh shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

ISHTE HEROI I SFIDËS KUNDËR FROSINONE/ Donaruma rikthehet në nivelin më të mirë, ja e ardhmja për të

Delo.autor

MAURIZIO SARRI PRET BILETË AVIONI/ Ja për ku është nisur orët e fundit

Delo.autor

Leave a Comment