Futboll Sport

JUVENTUSI NUK NDALET NË MERKATO/ Piketon kandidatin për “Topin e Artë”

Juventusi nuk ka zgjidhur ende disa telashe që mbajnë peng merkaton e klubit, si rinovimin e Dibala apo firmën me Morata. Por ndërkohë, klubi bardhezi po punon për të ardhmen dhe po piketon përforcime të reja për edicionin e ardhshëm.

Nga Anglia vijnë zëra të vazhdueshëm për interesimin e bardhezinjve për Pol Pogba. Po ndërkohë në Itali insistohet se objektivi i vërtetë i mesfushës është një lojtar tjetër. Italiani Zhorzhinjo duket se është gati të largohet nga Premier Liga pas 4 viteve në radhët e Çelsit dhe Juventusi ka nisur kontaktet për të siguruar firmën e tij.

“La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Juventusi mendon të përfitojë nga një dekret qeveritar që do ta ndihmojë për të amortizuar rrogën e futbollistit, duke paguar vetëm 50% të taksave për të. Kështu, rroga prej 6 milion eurosh në sezon që kërkon futbollisti, do t’i kushtonte vetëm 9 milionë euro bruto, shumë më pak se sa disa eksperimente të viteve të fundit që kanë rezultuar të dështuar, si Ramsej apo edhe Rabio.

Related posts

PROTAGONIST NË 2 NDESHJE ME HOLANDËN/ Fqinjët komplimente mbrojtësit: Më i urti i lagjes, jo si Depay…

Delo.autor

“JAM JETUAR NJË VIT TË MREKULLUESHËM”/ “Demi” Lautaro: Triumfi me Argjentinën ishte special sepse…

Delo.autor

NJË VES QË KA PREKUR MILIONA NJERËZ NË BOTË/ Njihuni me futbollistët kumarxhinj

Delo.autor

Leave a Comment