Futboll Sport

PSG NË FUSHË/ Ja si u pritën nga tifozët Messi dhe Neymar (VIDEO)

PSG është kthyer në fushë pas disfatës së pësuar në Champions League kundër Real Madrid të mërkurën. Skuadra e Pochettino-s po luan në shtëpi Bordeaux, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Logue 1.

Pakënaqësia në shtëpi e PSG-së është shumë e madhe dhe tifozët nuk i kanë kuryser lojtarët para fillimit të ndeshjes dhe gjatë saj.

Në fakt, pothuajse i gjithë stadiumi ka vërshëllyer në momentin e leximit të emrave të lojtarëve para fillimit të takimit, me vërshëllimat më të forta që janë rezervuar për Neymar dhe Messi.

I vetmi që është duartrokitur ka qenë Mbappe.

Neymar dhe Messi po vërshëllehen shumë edhe gjatë ndeshjes sa herë që kapin topin.

 

 

 

Related posts

ZYRTARE/ Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

F.autor

GODITJE E BUJSHME NË MERKATO/ Kampionët e Kosovës firmos me ish-mbrojtësin e Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

Kualifikimi me Meksikën/ Brazili thyen rekord botëror, lë pas Gjermaninë për…

Isa.Autor

Leave a Comment