Futboll Sport

OFENDOI ARBITRIN/ E pëson lojtari i Juventusit, gjobë dhe pezullim për mbrojtësin bardhezi

Gjykata Sportive në Itali ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet për atë çka ndodhi në Serie A në fundjavë. Nuk mund të mungonte një ndëshkim për Mattia De Sciglion, i cili ofendoi arbitrin e ndeshjes Juve-Inter, Massimiliano Irrati.

De Sciglio pezullohet me një ndeshje. Ai nuk do mund të kontribuojë për “Zonjën e Vjetër” në ndeshjen tjetër me Cagliarin, e programuar të luhet me 9 prill në Sardegnë.Jo vetëm kaq. Futbollisti do paguajë një gjobë që shkon diku te 5 mijë euro.

Mbrojtësi anësor u ndëshkua me të kuq në hyerje të tunelit, pasi humbi toruan pas 90 minutëshit të rëndësishëm. 29 vjeçari ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 2 assiste.

Related posts

Veseli: Me Kosovën gabuam të gjithë, të marrim përgjegjësitë tona dhe të reagojmë

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Valencia – Real Madrid

Q.Autor

LIVE/ Flamurtari-Laçi: Vuajnë vlonjatët, Koliçi tregon reflekset dhe i mohon golin Shtubinës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment