Sot, Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 29-të me tre sfida interesante.
Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Laçit, do të zhvillohet ndeshja Laçi-Dinamo.
Kurbinasit dhe dinamovitët i bashkon synimi për tu kthyer te rezultatet pozitive.
Skuadra e Shpëtim Duros do triumfin për t’iu shkëputur Kukësit të vendit të tretë, ndërsa blutë e kryeqytetit të cilët janë me një këmbë në Kategorinë e Parë kërkojnë mrekullinë duke parë humbjen e Egnatias ndaj Tiranës dhe për t’u afruar sa më shumë me zonën “Play-Out”.
Në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet takimi Teuta-Vllaznia.
Kampionët aktualë të Shqipërisë ndodhen -1 pikë nga zona “Play-Out” dhe fitorja është detyrim, ndërsa shkodranët e Elvis Plorit kërkojnë tre pikët që i mungojnë prej 5 ndeshjesh.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet dueli Partizani-Skënderbeu.
Të kuqtë e Dritan Mehmetit duan zonën Europiane dhe një sukses do t’i afronte edhe më shumë, ndërsa korçarët e Skënder Gegës janë praktikisht të rënë në Kategorinë e Parë dhe një tre pikësh do t’i mbante gjallë shpresat për një mrekulli.