Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Pasi dështuan me Neymar, Barcelona nisi kontaktet me lojtarin tjetër brazilian…

Nejmar ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga Barcelona në këtë merkato vere, për të cilin tentuan deri në orët e fundit për ta rikthyer në “Kamp Nou”.

Edhe dëshira e sulmuesit ishte të kalonte në Spanjë, pasi ia u kishte bërë të ditur drejtuesve të PSG-së se dëshironte të largohej nga “Parc de Prince”. Megjithatë drejtuesit katalanas nuk mundën të arrijnë një marrëveshje me francezët dhe tani që merkato është mbyllur, një transferim i Nejmarit në La Liga është i pamundur.

Gjithsesi sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës kishin tentuar të transferojnë një lojtar tjetër brazilian pasi deshtuan me Nejmarin. Bëhet fjalë për lojtarin e Totenhemit, Lukas Moura, të cilin spanjollët e pëlqenin shumë dhe nisën kontaktet me klubin e tij në orët e fundit të merkatos.lukas moura

Pavarësisht kësaj transferimi dështoi dhe shkak për këtë u bënë kërkesat e “Spërsave”, të cilët kërkonin 45 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, shumë kjo që konsiderohej e lartë nga Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

GJEST I MADH/ Menaxheri i Manchester City dhuron 1 milion euro për të ndihmuar Spanjën kundër koronavirusit

Delo.autor

Trajnerët në Seria A/ Zbulohet listpagesa. Allegri mban rekordin, ndërsa Gattuso…

Isa.Autor

DI GJITHMONË TË “GODASË” NË MERKATO/ Ja “top” formacioni Juventus me parametra zero

Delo.autor

Leave a Comment