Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Reali nuk njeh kundërshtarë, Loss Blancos përmbysin Sevillan. Benzema bën sërish mrekullinë

Reali triumfon 2-3 me Sevillan, në Ramon Sanchez Pizjuan, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.20 minuta lojë do i mjaftonin vendasve për të shënuar. Është pikërisht Ivan Rakitic që me një goditje mjaft të bukur, lë të shtangur në vend Courtouis.

Të shokuar dhe pa aftësinë për të reaguar, Loss Blancos pësojnë edhe të dytin me Lamelan në minutën e 25-të.

Ekipi i Ancelottit do e niste mirë pjesën e dytë dhe do ngushtonte shifrat falë Rodrygos.

Për të vendosur ekuilibrat mendon Fernandez, 7 minuta nga fundi.

Në limite, Benzema tregon se mbetet një nga sulmuesit më të mirë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Reali kryeson me 75 pikë, ndërsa ndiqet nga ekipi i Lopeteguit me 60 pikë.

Me këtë distancë pikësh, titulli duket shumë afër dhe ajo që mund t’ua heqë atyre nga duart është vetëm diçka e mbinatyrshme. Takimi shkoi për llogari të javës së 32-të.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, merret vendimi final për La Ligën!

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Allegri nuk humbet kohë, dëshiron me çdo kusht tek Juventus yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

James Rodriguez zbulon planin për të ardhmen…

Sadik.Autor

Leave a Comment