C.Ronaldo dhe familja e tij përjetuan mbrëmjen e djeshme një dramë të madhe teksa Georgina, humbi një nga dy binjakët që po sillte në jetë. Ylli portugez njoftoi këtë humbje të madhe në rrjetet e tij sociale duke kërkuar ndër të tjera privatësi dhe mirëkuptim në këtë moment të vështirë.
Me dhimbjen e Ronaldos është bashkuar klubi i United dhe e gjithë bota e futbollit, miq, kolegë e personazhe të ndryshëm i shprehën ngushëllimet sulmuesit portugez:
“Dhimbja jote është dhimbja jonë”, me këto fjalë klubi i Man.United i bëri share postimit të Ronaldos, fjalë që më pas u stampuan në të gjithë të përditshmet britanike.