Futboll Seria A Sport

ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Shtyhet martesa e Çiljetës dhe Albanit, këngëtarja heq partnerin nga “Instagrami”

 

Muajin e shkuar, këngëtarja pranoi të ndante një foto të rrallë në çift dhe arsyeja ia vlente. Dyshja festoi përvjetorin e tyre të gjashtë dhe Çili na i zbuloi vetë këtë fakt në rrjetet sociale.

“Sot gjashtë vjet bashkë, dielli im”, shkruante ajo, duke na lënë të kuptojmë se të dy po shijojnë një histori të bukur. Por teksa të gjithë presim dasmën e tyre, shpesh herë dinamikat e tyre ndryshojnë në çift, duke na bërë të gjithë konfuz mbi ecurinë e tyre.

Konkretisht, Çiljeta ditët e fundit nuk e ndjek më partnerin e saj në “Instagram”, ndonëse foton e profilit, ku shfaqet së bashku me Albanin ende nuk e ka hequr. Nga ana tjetër Albani, ndonëse nuk është aktiv në rrjetet sociale, vijon ta ndjekë. Një histori zënkash, xhelozish dhe ripajtimesh të ëmbla ka ardhur shpesh nga ky çift. Ndonëse të dy janë duke planifikuar prej më shumë sesa 1 vit dasmën, gjërat duket se kanë ende kohë, derisa të celebrohen në martesë. Që në fillimet e tyre si portieri i “Partizanit” ashtu edhe këngëtarja e famshme janë treguar shumë diskret për marrëdhënien e tyre.

Vetëm pak kohë më parë, me anë të një postimi në “InstaStory”, ajo ka ndarë një moment nga loja në fushë e portierit, duke i thënë publikisht “Të dua”, deklarata që më parë nuk i ka bërë kaq hapur. E ky çlirim i Çiljetës nga të qenit supersticioze e ka një shpjegim, dhe bëhet fjalë për sigurinë e fituar në këtë marrëdhënie, dhe planin e çiftit për të bërë celebrimin. Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën, ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremoniale me shumë sesa dasmë tipike.

Related posts

Pjesët e para/ Çmenduri në Shkodër, në Gjirokastër ndalen te tranversa

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Portieri i Kombëtares drejt largimit nga Seria A, ja destinacioni i mundshëm i shqiptarit

Delo.autor

NDIHMOI SKUADRËN PËR TË FITUAR TITULLIN/ Futbollisti i Inter-it zgjidhet lojtari më i mirë i Serisë A, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment