Futboll Sport

BOTA E FUTBOLLIT NË ANKTH/ Shtrohet me urgjencë në spital ish-kampioni i Juventusit

Bota e futbollit është në ankth për gjendjen shëndetësore të Stefano Takonit, 64-vjeçarit, ish-portierin e Juventusit, ku luajti nga viti 1983 deri në 1992.

TAKONI

Takoni ndodhet i shtruar në repartin e neurokirurgjisë në spitalin e Alessandrias. Takoni dyshohet se vuante nga ishemia cerebrale dhe u transportua nga urgjenca e Asti në një spital në Alesandria.

Me fanellën e Juventusit, ish-portieri i njohur italian fitoi gjithçka. Kupën Interkontinentale ndaj Argentinos JR në vitin 1985, Kupën e Kampionëve në Hejsel në sezonin 1984/1985.

Kupën e Kupave në sezonin 1983/1984 në Bazel ndaj Portos, Kupën UEFA në vitin 1990.

Superkupën e Europës në 1984 ndaj Liverpulit, dy tituj kampion në 1984 dhe 1986, Kupën e Italisë në vitin 1990 me Dino Zofin në pankinë.

Related posts

SOCIEDAD-REAL MADRID/ Dy gola në 10 minuta, Vinicius dhe Jovic dhurojnë spektakël për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

NEGOCIATA ME NAPOLIN PËR ISMAJLIN? Mbrojtësi ngre supet dhe i beson vetëm menaxherit të yjeve

F.autor

INJORON KRITIKËT E TIJ TEK LIVERPOOL/ Thiago: Nuk lexoj asnjë fjalë për atë që njerëzit thonë për mua

Delo.autor

Leave a Comment