Futboll Sport

E DO ARSENALI/ Tierri Henri “bekon” sulmuesin e Mançester Sitit: Ka nuhatjen e numrit 9

Nuk është një sekret që Arsenali do të kërkojë të bëjë një ofertë për transferimin e sulmuesit të Mançester Sitit, Gabriel Zhezus, në merkaton e kësaj vere dhe braziliani merr “bekimin” edhe të golashënuesit më të mirë të “Topçinjve”, Tieri Henri.

Zhezus pritet të largohet nga “Etihad”-i ku pritet të vijë Erling Haland, me të cilin kampionët e Anglisë kanë arritur marrëveshjen. Gabriel ka edhe një vit kontratë me “Qytetarët” dhe është i hapur për një transferim në Londër, ku 25- vjeçari do të gjente më shumë hapësira.

“Ajo që më pëlqen tek ai është ajo çfarë mund t’i japë në sulm skuadrës. E pamë të shënojë 4 gola ndaj Uotfordit në fundjavë. Ai ka atë instinktin e nuhatjes së numrit 9 në zonë.

Por më pëlqen sepse ndihmon edhe në mbrojtje”, tha Henri për “CBS Sports”. Zhezus ka shënuar 94 gola në 231 ndeshje me Sitin që prej transferimit nga Palmeirasi në 2017-ën.

Related posts

Barcelona po mendon të zgjedhë kapiten e ri

Sadik.Autor

Atletiko Madridi tenton dy transferime “bombë” nga Manchester United

Sadik.Autor

TOTENHEMI NË HORIZONT/ Mesfushori mendon seriozisht largimin nga Interi

Delo.autor

Leave a Comment