Futboll Seria A Sport

PO SHPËRTHEN NË ARGJENTINË/ Tre klubet më të mëdha italiane vihen në ndjekje të “Lautaros së ri”

Nëntë klube të mëdha europiane, përfshirë këtu dhe Juventus, Inter dhe Milan, duket se janë vënë në ndjekje të talentit që ka shpërthyer këtë sezon në Argjentinë, Çarli Alkaraz.

19-vjeçari që luan me Rejsing Klub, cilësohet si “Lautaro i ri”, pasi luan në të njëjtin ekip që luante dhe sulmuesi i Interit.

Për këtë arsye, klubi zikaltër kërkon shërbimet e Alkaraz, për të përforcuar sulmin e së ardhmes, por konkurrenca me Juventusin dhe Milanin duket se është e fortë.

Gjithashtu ai kërkohet dhe nga Arsenal, Totenhem, Ullvërhempton, Atletiko Madrid, Sevija dhe PSV.

Për të arritur te shërbimet e 19-vjeçarit, klubet e interesuara duhet të paguajnë klauzolën prej 24 milionë eurosh.

Related posts

BARAZIMI NË DERBI/ Tirana humbi 40 milionë lekë

F.autor

VIDEO/ Reali nuk di të ndalet, Modric shënon golin e katërt

Q.Autor

SHIFRA, FAKTE DHE REKORD/ Shqipëria e varur nga Armando Broja

Delo.autor

Leave a Comment