Futboll Sport

DËMTIMET NUK E NDALIN/ Lideri i Barcelonës vijon edhe për një tjetër sezon

Xherard Pike nuk e ka ndër mend që të ndalet këtu. Mediat spanjolle pranë Barcelonës kanë bërë me dije se mbrojtësi i katalanasve do të vijë edhe të paktën një sezon me klubin.

Vazhdimësia e tij te Barcelona ishte vënë në pikëpyetje për shkak të problemeve jo të pakta fizike që mbrojtësi ka pasur në këtë sezon.

Por me sa duket dëshira e tij për të vijuar eksperiencën me trajnerin Ksavi është më e madhe se mosha dhe shqetësimet fizike. Për momentin, objektivi i tij i parë është rikuperimi nga dëmtimi.

Por Pike është i bindur se do t’i kapërcejë këto probleme fizike dhe do të kthehet edhe më i fortë, duke konfirmuar se do të jetë në shërbim të trajnerit Ksavi për sezonin 2022-2023.

Trajneri i katalanasve ka marrë vlerësimet maksimale për vetëm 7 muaj punë në drejtimin e Barçës, duke e ngjitur ekipin deri në vendin e dytë dhe duke i siguruar një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Vazhdimësinë e Pikesë në skuadër e dëshiron dhe vetë Ksavi që e ka mbështetur jo pak mbrojtësin veteran.

Related posts

“KEMI SI OBJEKTIV QË TË MARRIM ÇDO NDESHJE SI…”/ Mbrojtësi Kjaer: Ju tregoj kush më ka surprizuar më shumë tek Milan

Delo.autor

Të gjithë po flasin për Ronaldon, por Spanja do të shkojë larg në këtë Botëror

Sadik.Autor

NUK KA NDËRMEND TË NDALET/ Buffon merr propozimin që…

F.autor

Leave a Comment