Futboll Sport

“ENTUZIAST QË FINALJA LUHET NË TIRANË”/ Flet Murinjo: Ja pse shqiptarët duhet të jenë me Romën

Zhoze Murinjo ka lëshuar sot një mesazh shumë të qartë: të gjithë shqiptarët duhet të jenë me Romën në finalen e Ligës së Konferencës. Tekniku portugez ka folur sot për mediat duke shpjeguar pse, ndërsa ka treguar edhe që është entuziast për faktin se finalja zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

“Me, apo pa Kumbullën, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar e fiton Kupën. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të afruar shqiptarët me Romën. Kështu kemi pak ekuilibër. Ne luajmë një finale të premten, të tjerët janë me pushime, nuk ka ekuilibër nga kjo pikëpamje.

Jam entuziast që finalja luhet në Tiranë, nuk kam luajtur kurrë atje. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë. Fakti që stadiumi ka një kapacitet të reduktuar për dy klube si Roma dhe Fejnord është e vetmja gjë negative. Nëse do të luhej në ‘Santiago Bernabeu’ do të ishte plot.

Për Shqipërinë është e rëndësishme. Ky është një mëkat për romanistët që nuk mund të jenë aty. Do të jetë e bukur, më e bukur nëse Kumbulla do të çojë Kupën”, tha Murinjo.

Related posts

Në Holandë shënohet autogoli më spektakolar i historisë (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Barcelona kërcënon Dembele: Ndrysho, ose nuk do të luash!

Isa.Autor

KATAR 2022/ Anglia publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Shqipërisë, ka surpriza

Delo.autor

Leave a Comment